
Plaçkiten 40 mijë euro të Postës, U.D kryeshefja e pranon që paratë u bartën pa sigurim

Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës ka alamruar për një sërë skandalesh, Ushtruesen e Detyrës së Kryeshefës së Postës, Fakete Kadiun dhe bordit drejtues.
Përmes një korrespodence që e ka siguruar Albanian Post, Sindikata i kërkon U.D kryeshefes Kadiu, që të merret më seriozisht me plaçkitjen e 40 mijë eurove që ka ndodhur në këtë ndërmarrje publike, e që kishin qenë të dedikuara për asistenca sociale.
Sindikata është shumë e indinjuar me mos veprimet e U.D kryeshefes, në lidhje me parregullësit që po ndodhin në Postën e Kosovës, thuhet në shkresën që ka siguruar AP.
“Me anë të kësaj shkrese shprehim paknaqësinë tonë lidhur me mosveprimet dhe veprimet tuaja dhe një pjese të menaxhmentit në dëm të kompanisë që ju menaxhoni. Përveç shumë vërejtjeve dhe paknaqësive që kemi, dhe kemi shprehur edhe më herët, në këtë shkresë po i referohemi rastit të plaçkitjes së afër 40 mijë eurove të dedikuara për asistenca sociale”.
“Jemi shumë të indinjuar me indiferencën tuaj dhe mosveprimin tuaj me rastin e humbjes së 40 mijë eurove”, thuhet në shkresën e Sindikatës.
(Kosova Sot Online)