Gjendet e vdekur një grua në Liqenin e Badovcit, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 09 November 2021 - 09:18
Gjendet e vdekur një grua në Liqenin e Badovcit, policia nis hetimet

Një grua është gjetur pa shenja jetë në Liqenin e Badovcit, mesditën e së hënës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një qytetar ka informuar se në liqe ka vërejtur një trup të pajetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES -Liqeni i Badovcit, Prishtinë, 08.11.2021 – 13:48. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në liqe kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësia përkatëse ka nxjerr trupin e pa jetë nga uji. Në bazë të identifikimit të kryer është konstatuar se trupi i pa jetë është i një femre kosovare.   Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)