Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor të lidhur me mafio-politikën janë duke vepruar me ngulmë kundër procesit Vetting!

Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor të lidhur me mafio-politikën janë duke vepruar me ngulmë kundër procesit Vetting!
Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor të lidhur me mafio-politikën janë duke vepruar me ngulmë kundër procesit Vetting!

Hasan Preteni

  • 09 November 2021 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Se Vettingu është më se i nevojshëm po e dëshmojnë tani edhe titullarët e mekanizmave që kanë mision luftën kundër së keqes. Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor janë duke vepruar me ngulmë kundër Vetingut! Politizimi i tyre, politika e tyre kadrovike , deklaratat politike dhe kërcënimet për mosbashkëpunim me mekanizmat tjerë janë edhe një alarm se me Veting-un duhet vepruar shpejtë!

-Pushtetet dhe përgjegjësit janë të ndara. Dihet kush i bënë politikat, kush i nxjerr ligjet dhe kush duhet zbatuar ato. Çka i intereson “ Këshillave” se çfarë masash dhe çfarë veprimesh do t’i ndërmerr politika!

Ata janë aty t’i zbatojnë politikat dhe t’i sanksionojnë ata që nuk i zbatojnë ato. I kanë “ përzier kalanicat” po merren me politikëbërje , biles krimo-politike. Është rast tipik i Konfliktit të Interesit kur “ këshillat” pa merita interferojnë në procesin e paralajmëruar të pastrimit të gjyqësorit nga kapja , korrupcioni e krimi i organizuar!.

Po i tradhton ndërdija e tyre e ceket, po frikësohen për humbjet e gjithë atyre benifiteve. Mjaft e “kullotën” këtë shtet dhe këtë popull me korrupcion e krim te organizuar!

Rrogat i kane marramendëse, me nga shumë rroga e shume vende punësh, privilegje jetësore dhe benefite ne pakufi ,edhe pas përfundimit të mandateve. Po,po, Privilegje shumë e punë hiq! Ky paralajmërimi, këto iniciativa per reforma e Vetting – thjeshte po i “ çmendin” fare ata, e din luga cka ka kalanica!!!

Presidentja duhet t’i stopoj të gjitha emërimet jo meritore në “ gjyqësor” ky duhet të jetë hapi i parë dhe i shpejt i institucionit me te larte ne vend. Të ndalet e keqja shpejt e pastaj duhet të pastrohet brendia e këtyre keqbërësve institucional te mbeshtetur nga dikush qe jane e veprojne per dy dekada si para-institucional!!!

Mos hetimi dhe mos gjykimi i krimit është gati i barabartë me ata që kryejnë krim. Qeveria aktuale duhet që sa më parë të krijoj kushte për fillimin e pastrimit gjeneral të gjithe prokurorisë dhe gjykatave. Nëse dikush e hanë bukën haram ( si e thotë populli) atëherë janë këta, andaj edhe duhet goditur me ligj e nga ligji vet.

Vetting-u duhet të mbështetet nga të gjitha forcat progresive vendore dhe ndërkombëtare. Ndërkombëtaret duhet të na ndihmojnë jo me leke, por me ekspertizën e tyre per shtetin ligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".