
Ky është personi që mbeti i vdekur nga gjuajtja me armë zjarri në Gjilan

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur nga një gjuajtje me armë zjarri në Komunën e Gjilanit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00, ndërsa nënkoloneli i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Remzi Azemi, ka thënë se ekipet relevante të policisë janë duke punuar për zbardhjen e rastit.
Mediat lokale në Gjilan kanë bërë të ditur se viktima është 22-vjeçari, Egzon Rafuna, ndërsa i plagosuri i cili është duke u trajtuar në Gjilan është Valdrin Halimi nga fshati Pogragj i Gjilanit.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit aktualisht është e rëndë ndërsa ende nuk dihen arsyet e përleshjes.
(Kosova Sot Online)