Lobues i Vuçiç? Grenell: Do ishte e bujshme, por është 'fake news'

  • E.K /
  • 09 November 2021 - 13:59
Lobues i Vuçiç? Grenell: Do ishte e bujshme, por është 'fake news'

Analisti politik serb dhe njëkohësisht Kryetari i Bordit të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç ka deklaruar në emisionin “Different Radio Connection” se Serbia i paguan Richard Grenell 100 mijë dollarë në muaj.

Nga një fact-check, ky rezulton një lajm i rremë. Në lidhje me këtë gjë ka reaguar vetë ambasadori Grenell në rrjetet sociale.

“Do të ishte e bujshme nëse do të ishte e vërtetë. Por është totalisht lajm fals.

Ajo që është patetike është që ju e quani veten gazetar dhe publikoni lajme pa kontrolluar akuzat.

Kjo quhet gosip dhe jo gazetari.

Gjithkush duhet të dijë se të gjitha pretendimet e tregimeve tuaja janë të rreme,” shkruan Grenell.

(Kosova Sot Online)