Me 14 nëntor 2021 do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 15:46
Me 14 nëntor 2021 do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve

Të drejtën për të votuar e kanë të gjithë votuesit e komunave për të cilat do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve.

Pasi ta merrni fletëvotimin sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.

Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Vendvotimet dhe lokacionet do të jenë të njëjtat, ashtu siç kanë qenë me 17 tetor 2021.

Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

(Kosova Sot Online)