Kurti paraqet buxhetin “më të madh ndonjëherë” për bujqësinë: Do t’i shlyejmë obligimet ndaj fermerëve

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 10:53
Kurti paraqet buxhetin “më të madh ndonjëherë” për bujqësinë: Do t’i shlyejmë obligimet ndaj fermerëve

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke paraqitur projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të Qeverisë.

Si tha se Kosova do t’i shlyejë obligimet prej 40 milionë eurosh ndaj fermerëve dhe se në buxhetin e ri për vitin 2022 do të realizohet “përkrahja më e madhe ndonjëherë me 70 milionë euro”.

Kurti tha se në total do të investohen 100 milionë euro në bujqësi.

“Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatëvjeçare për bujqësi e zhvillim rural, si dhe me strategji dhjetëvjeçare për pylltari”, tha Kurti.

Kryeministri tha se askush përpos atyre që vërtet merren me aktivitete bujqësore s’do të mund të përfitojnë nga ky buxhet.

“Dua t’i sigurojë bujqit se e gjithë kjo përkrahje do të përfundojë vetëm tek ata që me të vërtetë merren me aktivitete bujqësore”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)