7 muaj nga shkarkimi i 12 ambasadorëve, zvarriten emërimet e reja!

7 muaj nga shkarkimi i 12 ambasadorëve, zvarriten emërimet e reja!
7 muaj nga shkarkimi i 12 ambasadorëve, zvarriten emërimet e reja!

Faik Krasniqi

  • 10 November 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Qeveritë e mëparshme s'kanë qenë fare serioze, por çfarë është më e keqja që edhe kjo qeveri po shkon rrugës së tyre. Duhet t'i lëne anash emërimet familjare dhe partiake. Mos të bëhen si ata që kishim për më shumë se dy dekada. Duhen njerëz profesionistë që i sjellin të mira këtij vendi. Por siç duket emërimin e ambasadorëve e kanë lënë pas zgjedhjeve lokale, në mënyrë që emërimi i tyre të mos ndikoj në rezultat.

-Gabimi me i madh i Qeverise Kurti ka qenë shkarkimi i 12 ambasadoreve, pa i pasur të gatshëm ambasadorët që do i zëvendësonin. Nuk bëhen gjërat ad-hoc. Nuk jam kundër shkarkimit të atyre që kane treguar performancë të dobët në shtetet ku kanë shërbyer, por jo pa e menduar se me çfarë njerëz do të zëvendësohen.

Është turp që prej prillit në këto vende të mos kemi ambasador. Në Japoni po bëhen gati qe dy vite që s'kemi ambasadore, prej përfundimit të mandatit të ambasadorit të mëhershëm. Me këto veprime tregojmë joseriozitet në arenën ndërkombëtare.

Një shtet që ekziston me dekada dhe shekuj nuk e ka luksin të bëj gjëra të tilla, e lëre më ne që jemi shtet vetëm qe 13-14 vite. Kush na merr seriozisht me këto veprime qesharake që bëjmë? Askush. Pastaj kërkojmë liberalizim të vizave, dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Me këto budallallëqe t'i harrojmë këto gjëra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".