Abdixhiku: Gjilani është shtëpia jonë që na jep motiv drejt fitores së 14 nëntorit

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 18:18
Abdixhiku: Gjilani është shtëpia jonë që na jep motiv drejt fitores së 14 nëntorit

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Gjilan, mbajti sot tubim madhështor, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të komunës, njëherësh kryetar aktual, Lutfi Haziri, bashkë me anëtarë, struktura, simpatizantë si dhe qytetarë të kësaj komune.

Me këtë rast, në fjalën e tij, Abdixhiku, para të pranishmëve tha se është kënaqësi të jesh në shtëpi dhe përkrah Lutfi Hazirit, ngase merr inspirim, vullnet, kurajë e motiv në rrugën drejt fitores së 14 nëntorit në Gjilan e gjithandej nëpër Kosovë.

“Për mua është gjithherë kënaqësi e veçantë të jem në Anamoravë; në anën e familjes sime biologjike e në anën e familjes sonë të përbashkët politike, në Anamoravën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por mbi të gjitha, është gjithmonë kënaqësi e veçantë, të jem në krah e ta kem në krah, të kërkoj mbështetje e të bëjmë fushatë së bashku me nënkryetarin tim të parë Lutën tuaj e tonin pa dallim.

Jemi të gjithë në shtëpi. Gjilani është shtëpia jonë. E në shtëpi secili merr inspirim, vullnet e kurajë. Merr motiv. Sot, kam ardhur këtu me bindjen e plotë se do të marrim gjithë vullnetin e nevojshëm në rrugën tonë drejt fitores së 14 nëntorit, në Gjilan e gjithandej nëpër Kosovë”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)