“U vetëvra” — Deklarata e Sveçlës e demotivoi familjen e togerit të vrarë në parking të doganës

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 20:15
“U vetëvra” — Deklarata e Sveçlës e demotivoi familjen e togerit të vrarë në parking të doganës

Motra e togerit që kishte mbetur i vrarë në parkingun e doganës, Adelina Berisha, ka bërë një reagim disa ditë pasi tjetra motër ua kishte zënë pritën kryeministrit Albin Kurit dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në këtë reagim, Berisha thotë se s’ka çka t’u shtojë fjalëve të motrës së saj që kjo e fundit ua tha qeveritarëve në sy. Por, shtoi se deklaratat e ministrit Sveçla e kanë demotivuar familjën

Kjo metodë e studentit ju lejon të humbni deri në 14 kg në 3 javë

Tutje, Berisha në këtë reagim tha se premtimet e qeverisë se do ta luftojë krimin e organizuar janë vetëm fjalë boshe.

“Deklarata e Ministrit te Puneve te Brendshme na ka demotivuar dhe na kane bere me dije se pritjet tona se kjo qeveri e re do ta lufoj krimin e organizuar jane vetem fjale boshe. Kete e forcon edhe me shume fakti se deri me sot, 2 dite pas ketyre deklaratve ne nuk kemi asnje pergjigje nga Kryeministri per hapat qe do te ndermarre per ta adresuar ankesen tone rreth deklarimeve te Ministrit Svecla”, është shprehur Berisha.

(Kosova Sot Online)