Perparim Rama-Vitisë: S’e kam problem të jeni pjesë e kabinetit tim
Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama e Arben Vitia po përballen për herë të parë në një debat televiziv para raundit të dytë të zgjedhjeve që pritet të mbahet më 14 nëntor.
Rama e Vitia kanë folur për programin e tyre në rast se do të qeverisin në kryeqytet.
Mes tjerash kandidati i LDK-së dhe ai i VV-së kanë folur edhe për emërimin e drejtorëve në Komunën e Prishtinës.
Rama i tha Vitisë se duhet të jetë më mendje hapur për të mirën e kryeqytetit dhe shtoi se nuk e ka problem që edhe Vitia të jetë pjesë e kabinetit të tij.
“Më vjen keq që kështu mendoni, duhet të jeni mendje hapur për të mirën e kryeqytetit. Unë them se nuk e kam problem që edhe ju të jeni pjesë e kabinetit tim pa asnjë problem, po normal në bazë të CV-së, nëse ka më të mirë, atëherë më të mirët do ta marrin vendin, kjo është ideja që ta nxjerrim nga ky kaos qytetin”, tha Rama.
Vitia iu përgjigj duke i thënë se po flet si kandidat i pavarur.
(Kosova Sot Online)