Mbi 1 mijë e 500 intervenime u kryen për 10 muaj në klinikën e Syve në QKUK

  • G.g /
  • 11 November 2021 - 10:37
Mbi 1 mijë e 500 intervenime u kryen për 10 muaj në klinikën e Syve në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në periudhën janar – tetor 2021 në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar 1 mijë e 564 raste të intervenimit në sallat e saj operative si dhe 3 mijë e 72 raste të aplikimeve intravitreale të anti VEGF (injeksion brenda në sy)

Sipas SHSKUK’së në sajë të raportit të punës, me udhëzim të mjekëve specialistë, 1 mijë e 564 pacientë ishin të shtrirë në repartet e Klinikës së Syve për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, pas intervenimit.

Nga ky Shërbim është thënë se numri i vizitave ambulantore specialistike, subspecialistike, diagnostike dhe laboratorike gjatë këtyre 10 muajve arriti në 22 mijë e 500.

(Kosova Sot Online)