Bora e befasoi këtë qytet, bien reshje rekorde

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 11:54
Bora e befasoi këtë qytet, bien reshje rekorde

Stuhitë e dendura në disa pjesë të Kinës verilindore kanë sjellë reshje rekord bore, duke ngritur shqetësime për ngrohjen e shtëpive në një zonë të goditur nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

Në kryeqytetin Shenyang, në provincën Liaoning, reshjet mesatare të borës arritën në 51 cm.

“Këto janë reshjet më të larta të borës që nga viti 1905”, tha agjencia shtetërore Xinhua.

Në Mongolinë e brendshme fqinje, një person vdiq dhe më shumë se 5600 u prekën pas një stuhie të fortë bore.

Studiuesit meteorologjikë në qytetin mongol të Tongliao i thanë gazetës shtetërore Global Times se stuhia e borës ishte një ngjarje ekstreme e motit jashtëzakonisht e rastësishme dhe e papritur.

Gjithsej 27 alarme të kuqe u lëshuan në të gjithë Mongolinë e Brendshme dhe Kinën verilindore – alarmi më i lartë paralajmërues për stuhitë e borës.

Vala e ftohtë, e cila filloi të dielën, bëri që temperaturat të bien të paktën 14 gradë në disa pjesë të Kinës verilindore.

Stacionet e trenave dhe autobusëve kanë mbetur gjithashtu të mbyllura, me përjashtim të atyre në qytetet Dalian dhe Dandong.

(Kosova Sot Online)