Një person nga Kosova ka humbur jetën në Gjermani

  • A.P /
  • 24 April 2026 - 15:45
Një person nga Kosova ka humbur jetën në Gjermani

Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Gjermani.

Viktima, B.F, nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra në aksidentin që ndodhi të enjten.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen e të dashurit të tyre.

Në një njoftim të publikuar në rrjete sociale, familjarët kanë bërë të ditur se B.F. do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“B.F. do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.

(Kosova Sot Online)