Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë

  • A.P /
  • 24 April 2026 - 13:15
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë

Një rast i rëndë është regjistruar në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një banesë me qira.

Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2026, në rrugën “Papa Gjon Pali”, ku pronari i banesës, pasi ka hyrë në hapësirën që e kishte lëshuar me qira, ka konstatuar se qiramarrësi ndodhej pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e Ajvaz Pirecit, 36 vjeç.

Rasti është trajtuar nga të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimet rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të sqarojë rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

(Kosova Sot Online)