Netanyahu diagnostifikohet me kancer

  • A.P /
  • 24 April 2026 - 15:52
Netanyahu diagnostifikohet me kancer

Benjamin Netanyahu ka njoftuar se i është nënshtruar trajtimit për kancerin e prostatës në fazë të hershme.

Kjo është hera e parë që lideri më jetëgjatë në historinë e Izraelit pranon se është diagnostikuar me kancer.

Netanyahu, 76 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për zmadhim të prostatës në dhjetor 2024, një ndërhyrje që Zyra e Kryeministrit e kishte bërë publike në atë kohë. Në kontrollin e fundit pas operacionit, Netanyahu zbuloi në një deklaratë në rrjetet sociale se mjekët kishin zbuluar një tumor malinj në prostatën e tij, më të vogël se një centimetër, raporton CNN.

Zyra e Kryeministrit publikoi gjithashtu dy letra nga mjekët e tij për të shoqëruar këtë njoftim në rrjetet sociale. “Ky është një zbulim i hershëm i një lezioni shumë të vogël, pa metastaza, siç e konfirmuan pa asnjë dyshim të gjitha testet e tjera”, thuhet në një nga letrat.

“Falë Zotit, jam i shëndetshëm”, tha Netanyahu në rrjetet sociale. “Kisha një problem të vogël mjekësor me prostatën, i cili u trajtua plotësisht.”

Ai tha se e kishte shtyrë publikimin e raportit të tij vjetor mjekësor – i cili zbulonte se ishte diagnostikuar me kancer – për dy muaj, në mënyrë që të mos përdorej si propagandë nga Irani.

(Kosova Sot Online)