Bogaj: Vetëvendosje po sfidohet seriozisht në Prishtinë dhe në Prizren

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 19:37
Bogaj: Vetëvendosje po sfidohet seriozisht në Prishtinë dhe në Prizren

Drejtori i Top Chanel për Kosovë Alban Bogaj, në një interviste, lidhur me finalen e fushatës  për balotazh zgjedhjet lokale në Prishtinë, me theks të veçantë për Prishtinën, ka thënë se  Vetëvendosja dhe Albin Kurti  po sfidohen seriozisht në dy qendrat kryesore ku ka qeverisur  LVV-ja në Prishtinë dhe në Prizren.

Goditja më e madhe që mundë ti vijë LVV-s, sipas  analistit Bogaj, është  fitorja potenciale e LDK-s dhe  kandidatit të saj për Prishtinën, arkitektin Përparim Rama.  

Bogaj pret që  në shumicën e komunave të cilat shkojnë në balotazh këtë të diele të dominojnë koalicionet lokale mes partive politike në opozitë që janë në nivelin qendror dhe kështu do të ndodhë edhe një  balancë politik me dobësimin e i LVV-së në pushtetin qendror pasi që ndërlidhjet e bashkëpunimit  në mes të dy niveleve janë edhe në funksion  të uljes së dominimi, për të arritur një lloj balance politik që për nivelin qendror ngjan me  pushtet  monist.

(Kosova Sot Online)