Virologu paralajmëron dyfishim të viktimave të Covidit në Gjermani

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 09:48
Virologu paralajmëron dyfishim të viktimave të Covidit në Gjermani

Virologu gjerman, Christina Drosten, ka parashikuar se Gjermania mund të përfundojë me të paktën 100.000 vdekjeve tjera të lidhura me Covid-in, nëse vendi nuk i ashpërson masat mbrojtëse dhe nuk e rrit shkallën e vaksinimit.

“Jemi më keq se para një viti dhe tani po përballemi me një situatë emergjente të vërtetë”, tha Drosten, shkruan Independent.

“Kemi 15 milionë njerëz që kanë mundur të vaksinohen dhe është dashur të vaksinohen. Rruga për të dalë nga kjo pandemi është shumë e qartë. Duhet ta mbyllim boshllëkun e vaksinimit”, tha ai, duke iu referuar 30-përqindëshit të të rriturve gjermanë që e kanë refuzuar ftesën e qeverisë për vaksinim falas.

Gjermania ishte vlerësuar për suksesin fillestar në parandalimin e përhapjes së pandemisë në fazën e parë dhe mbrojtjen e popullsisë nga shkalla e lartë e vdekjeve, që është regjistruar në shtete të tjera evropiane.

Por kur bëhet fjalë për shkallën e vaksinimit, Gjermania mbetet prapa Britanisë së Madhe, Francës e Spanjës, ku rreth 80 për qind e popullsisë është vaksinuar.

Figura të njohura si ylli i popit, Nina, dhe lojtari i klubit të njohur të futbollit – Bayern Munich – Joshua Kimmich, kanë shprehur dyshime në publik për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinimit.

Skepticizmi rreth ilaçeve ka qenë i pranishëm në Gjermani për dekada të tëra, ku kujtimet për defektet në lindje nga skandali “Contergan” në vitet e pesëdhjeta mbeten të fuqishme.

(Kosova Sot Online)