Arrestohet gazetari, akuzohet për vrasjen e nënës me thikë

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 10:16
Arrestohet gazetari, akuzohet për vrasjen e nënës me thikë

Një gazetar i sportit për një gazetë në San Francisko të Shteteve të Bashkuara është arrestuar nën akuzën për therjen për vdekje të nënës së vet.

I dyshuari u identifikua si Nicholas Roth, 41 vjeç, i cili punonte me gjysmë orari në kompaninë “Bay Area News Group”, botuese e gazetave “East Bay Times”, “Mercury News” dhe disa të tjerave.

Nëna e tij, Darlene Roth, 74 vjeçe, e telefonoi policinë të hënën për të raportuar se është therë. Ekipi emergjent i ofroi ndihmë asaj, kur arriti në vendin e ngjarjes, por e moshuara vdiq pas dërgimit në spital, thuhet në një deklaratë të policisë.

Dokumentet e akuzës thonë se i dyshuari përdori një thikë gjatë sulmit. Nuk është raportuar menjëherë për motivin e mundshëm, shkruan Fox News.

Policia e gjeti në vendin e ngjarjes të dyshuarin, e arrestoi dhe e akuzoi për vrasje dhe abuzim të të moshuarve me pasojë vdekjen, raportoi “East Bay times”.

I dyshuari po mbahet në burgun e distriktit Contra Costa në pritje të masave të mëtejme ligjore, thuhet në raportim.

(Kosova Sot Online)