Gjendet një person i vdekur në Prizren

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 09:27
Gjendet një person i vdekur në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në rrugë, dje në Prizren.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Prizren 13.11.2021 – NN. Raportohet se pa shenja jete, i shtrirë në rrugë është gjetur viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.  

(Kosova Sot Online)