Kryetari i Kuvendit ta përdorë autoritetin ligjor e kushtetues kundër deputetëve të papërgjegjshëm e bllokues të punës në procesin ligjvënës!

Kryetari i Kuvendit ta përdorë autoritetin ligjor e kushtetues kundër deputetëve të papërgjegjshëm e bllokues të punës në procesin ligjvënës!
Kryetari i Kuvendit ta përdorë autoritetin ligjor e kushtetues kundër deputetëve të papërgjegjshëm e bllokues të punës në procesin ligjvënës!

Dardan Grapci

  • 14 November 2021 - 07:33

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Që nga 14 shkurti kur kane përfunduar zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale e deri me tani asnjë Ligj me rëndësi serioze, me peshë për interesin qytetar, nuk është shqyrtuar apo miratuar ne Kuvendin e Kosovës. Takimet e shumta dhe mbledhje komisionesh janë mbajtur edhe me dyer të mbyllura nëpër kabinete, që ju ngjanin kafiterive të rrugëve kur mblidheshin për të marrë vendime rrethe masave të reja anti-covid. Procesi ligjvënës në Kuvend duhet të vihet në binarët normal dhe të zhbllokohet sa më shpejtë.



-Deputetët e të gjitha partive politike duhet të logjikojnë me mendje të shëndoshë dhe në agjendën parlamentare duhet ti lënë anash inatet politike dhe interesat personale. 32 Projekt-ligjet që janë në procedurë dhe po presin të shqyrtohen, duhet që të miratohen, nëse janë në standardet e kërkuara, ose nëse janë me defekte të anulohen deri në fund të këtij viti, por nuk duhet të mbeten në pritje në arkivat e Kuvendit. Ndryshe opozita dhe pozita mund të krijojnë projekt-ligje të tjera gjatë vitit të ardhshëm, nëse kanë kapacitete dhe kanë vizion se çka është në interes të shtetit e që nuk po arrin ta bëjë Qeveria me kapacitetet e saja.

Rol më aktiv për ta aktivizuar procesin ligjvënës duhet të luajnë edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Kurti, si lider të koalicionit të bashkëqeverisjes, dhe duhet ti lënë anash takimet formale e protokollare të pa rëndësishme nëpër Evropë e Amerikë, duke qenë afër deputetëve për ti këshilluar dhe nxitur që të fillojnë me mbajtjen e seancave në Kuvend dhe ta shfletojnë e shqyrtojnë gjithë atë pako ligjore në pritje procedurale. Sjellja e papërgjegjshme e deputetëve në Kuvend nuk duhet për tu toleruar.

Kryetari i Kuvendit, Gllauk Konjufca ka autoritet të mjaftueshëm sipas rregullores dhe Kushtetutës, dhe ai duhet ti dënoje të gjithë ata deputet që nuk janë prezent nëpër këto takime, qoftë në takime pune të komisioneve parlamentare apo edhe në seancat plenare, me mungesa të pa lejueshme dhe të pa arsyetueshme. Kryetari është strumbullari kryesor rreth të cilit sillet procesi ligjvënës në Kuvend dhe ai nuk duhet të lejoj që te shkelet as Rregullorja e Kuvendit e as Kushtetuta e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".