Sulmohet Qëndron Kastrati!

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 16:19
Sulmohet Qëndron Kastrati!

Shefi i Shtabit të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës.

Arianit Ibrahimi ka postuar në Facebook detaje se si ka ndodhur sulmi.

Ai thotë se një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidatës së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

Postimi i tij i plotë:

Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmur  Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok.

Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njejtit sulmues fare nuk jane derguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë mas kundrejt tyre.

(Kosova Sot Online)