Qytetarët ankohen për mosrespektim të masave Anti-COVID gjatë votimit

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 17:48
Qytetarët ankohen për mosrespektim të masave Anti-COVID gjatë votimit

Qytetarët e Prishtinës të cilët votuan në qendrën e votimit në shkollën ”Naim Frashëri”, po shprehen optimistë për zgjedhjet e sotme. Ata presin ndryshime pozitive, konkretisht zhvillim ekonomik dhe punësim. Mirëpo, ata po ankohen se gjatë procesit të votimit nuk u respektuan masat kundër pandemisë COVID-19.

Blerim Gashi është ankuar se nuk po respektohen masat Anti-COVID. Ai ka thënë se as vet nuk e ka vendosur maskën, për shkak se edhe shumë qytetarë tjerë sipas tij, nuk i kishin vendosur.

“Unë për vete deri sa u afrova nuk e vendosa maskën, plot njerëz pa maska”, thotë ai.

Edhe një qytetare tjetër pret shumë ndryshime nga këto zgjedhje, kurse sa i përket masave kundër COVID-19 thotë se nuk janë respektuar.

“Po presim me pas ndryshime për të mirë, më në fund ishallah. Me pas më mirë gjithçka për krejt seneve në Prishtinë. Masat kundër COVID-19 tash nuk janë duke u respektuar fare për mendimin tim”, shton ajo për kosovapress.

Ndryshime nga këto zgjedhje pret edhe Bedrije Dalipi.

“Po presim diçka më mirë se përpara”, thotë ajo.

Edhe bashkëshorti i saj, Hamit Dalipi nga drejtuesi i ri i Prishtinës pret rezultate konkrete, teksa edhe ky ankohet për mosrespektim të masave kundër pandemisë.


(Kosova Sot Online)