Nagavci: Mund të jeni mërzitur nga zgjedhjet e shpeshta, por mos u dorëzoni, votoni!

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 18:14
Nagavci: Mund të jeni mërzitur nga zgjedhjet e shpeshta, por mos u dorëzoni, votoni!

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë thirrje për të dalë në votim në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Kemi pasur disa palë zgjedhje këto vitet e fundit, lokale e qëndrore, disa edhe mund të jenë mërzitur. Por mos u dorëzoni, se ndryshimin e bëjmë bashkë, me votë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, Votoni!

Dita e sotme është shumë e rëndësishme për komunat, për katër vitet e ardhshme.

Kemi pasur disa palë zgjedhje këto vitet e fundit, lokale e qëndrore, disa edhe mund të jenë mërzitur. Por mos u dorëzoni, se ndryshimin e bëjmë bashkë, me votë.

Në mënyrë demokratike e përmbyllim këtë cikël zgjedhjesh.

Mos u dorëzo në finale, Voto.

(Kosova Sot Online)