Vodhi këpucë në dyqan, gruaja: Krejt e kam sherri i vaksinës

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 17:58
Vodhi këpucë në dyqan, gruaja: Krejt e kam sherri i vaksinës

E ndaluar pasi kishte vjedhur një palë këpucë në një dyqan, një grua u justifikua me karabinierët duke pretenduar se nuk ishte në dijeni të veprimeve të saj “për shkak të dozës së vaksinës kundër Covid të marrë disa orë më parë”. Ngjarja ka ndodhur në Asiz, në Umbria.

Gruaja u pa teksa endej nëpër dyqan, duke provuar këpucë të ndryshme. Megjithatë, qëndrimi i bëri të dyshimtë ata që ishin përgjegjës për kontrollet e operacionit tregtar, të cilët thirrën karabinierët.

Nga hetimet rezultoi se gjatë provave, zonja kishte fshehur një palë këpucë në çantën e saj dhe më pas kishte tentuar të largohej nga dyqani, por duke ndezur alarmin kundër vjedhjes. Kur mbërriti te makina e saj, ajo u ndalua dhe u kontrollua nga karabinierët.

(Kosova Sot Online)