Rezultatet e deritanishme, Arben Vitia mban konferencë për media

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 20:15
Rezultatet e deritanishme, Arben Vitia mban konferencë për media

Kandidati i VV-së për Prishtinë, Arben Vitia, tha se sipas EXIT POLL-eve janë të parët për nga numri i votave.

Në një konferencë për media ka thënë se po presin rezultatet të komisionerëve të tyre dhe rezultatet finale të KQZ-së.

“Kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme.  Ne këtu jemi sonte pavarësisht asaj që i kemi marrë rezultate nga EXIT POLL-i nga kompanitë më kredibile që ne jemi të parët. Ne jemi duke pritur rezultatet, posa ti marrim rezultatet përfundimtare edhe nga komisionerët tanë, do të dalim të ju njoftojmë për rezultatet përfundimtare”, tha Vitia.

Nga rezultatet e deritanishmë në Prishtinë, po prin Përparim Rama i LDK-së me 52.36 për qind. Ndërsa, kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia deri tash ka 47 për qind të votave.


(Kosova Sot Online)