Numërohen 87 për qind e votave Vushtrri, ky është rezultati

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 20:20
Numërohen 87 për qind e votave Vushtrri, ky është rezultati

KQZ-ja po vazhdon numërimin e votave në Komunën e Vushtrrisë.

Deri tani janë numëruar afro 22 mijë fletvotime, ku deri tani po prin Ferit Idrizi me 53.41 për qind.

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri deri tani ka marrë 46.59 për qind.

19:51 – KQZ-ja ka filluar t’i numërojë votat në Komunën e Vushtrrisë, raporton Gazeta Express.

Deri tani janë numëruar afro 12 mijë vota, ku deri tani po prin Ferit Idrizi nga PDK-ja, me 7 mijë e 896 vota apo 55,60 për qind.

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri deri tani ka marrë 5 mijë e 806 vota apo 44.40 për qind.

19:45 – Deri tani janë numëruar afro 5 mijë vota, ku deri tani po prin Ferit Idrizi nga PDK-ja, me 2 mijë e 896 vota apo 58,91 për qind.

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri deri tani ka marrë 2 mijë e 20 vota apo 41.09 për qind.

(Kosova Sot Online)