
Numërohen 100% të votave në kryeqytet, Përparim Rama kryetar i Prishtinës

Janë numëruar mbi 99% të votave në Prishtinë, e ku fitues i këtyre zgjedhjeve ka dalë Përparim Rama i LDK-së.
Rama mori 40 mijë e 658 vota, ose 51,07% të votave. Ndërkohë që Arben Vitia i VV-së mori 38 mijë e 958 vota. apo 48.93% të votave.
Në kryeqytet janë numëruar 93.12 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
20: 35 – Mbi 80 për qind të votave në Prishtinë, prin Përparim Rama: Ky është dallimi
Janë numëruar mbi 80 për qind e votave në kryeqytet, ndërsa vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama,
Deri tash, Rama ka marrë 33.094 vota, që në përqindje i bie 51.10. Ndërsa, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje ka 48.9 për qind të votave. Dallimi mes dy kandidatëve është 1422 vota.
20:00 – Numërohen mbi 60 për qind të votave në Prishtinë: Rama thellon epërsinë
Në kryeqytet kanë numëruar 62.61 për qind të votave deri në këto çaste. Përparim Rama i LDK-së ka 51.31 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka fituar 48.69 për qind të votave.
(Kosova Sot Online)