
Shpejtim Bulliqi reagon pas fitores në Podujevë

Kryetari i zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas fitores në këtë komunë.
“Vullneti qytetar nuk përmbyset nga paratë e pista”, ka shkruar Bulliqi në një postim në “Facebook”.
Më tutje, Bulliqi tha se fitorja i dedikohet gjithë qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë.
“Vullneti qytetarë nuk përmbyset nga paratë e pista. Kjo fitore i dedikohet të gjithë qytetarëve të ndershëm e punëtorë të Llapit e Gollakut! JU FALEMINDERIT! ❤️”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)