Policja nga Gjilani dyshohet se u gjet e vdekur te varri i motrës së saj

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 11:06
Policja nga Gjilani dyshohet se u gjet e vdekur te varri i motrës së saj

Rreshterja e Policisë së Kosovës A.I., është gjetur e vdekur mesditën e djeshme në varrezat e qytetit në Gjilan.

Burime të besueshme të Express-it brenda policisë thonë se rreshterja u gjet e vdekur në afërsi të varrit të motrës së saj, e cila ishte ndarë nga jeta vitin e kaluar si pasojë e një sëmundje të rëndë. Të njëjtat burime thonë se A.I., e kishte përjetuar rëndë vdekjen e motrës së saj.

Rasti i vdekjes së polices me gradë rreshtere është hapur si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Zyrtarja në fjalë ka qenë në marrëdhënie të rregullta pune dhe ka punuar në Gjilan.

“Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)