Kurti për zgjedhjet lokale: Rezultati jo i kënaqshëm, rezultat i disa defekteve të brendshme

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 13:03
Kurti për zgjedhjet lokale: Rezultati jo i kënaqshëm, rezultat i disa defekteve të brendshme

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar jo të kënaqshëm rezultatin zgjedhor pas balotazhit në zgjedhjet lokale.

Kurti tha se ky rezultat erdhi si rezultat i disa defekteve të brendshme.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti.

Partitë shqiptare që i bëjnë opozitë LVV-së kanë fituar në 23 komuna. LVV-ja, që udhëheq me Qeverinë pasi kishte marrë besimin e mbi 50% të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të shkurtit, ka dështuar në zgjedhjet lokale, duke arritur të fitojë në vetëm 4 komuna.

(Kosova Sot Online)