Hetoni seriozisht dhe gjykoni, mos ja falni milionat e fondeve të luftës mafio politikës dhe krimit të organizuar!

Hetoni seriozisht dhe gjykoni, mos ja falni milionat e fondeve të luftës mafio politikës dhe krimit të organizuar!

Gani Qarri

  • 15 November 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Është momenti i fundit që Qeveria Kurti,ta marrë më seriozisht adresimin në institucionet e drejtësisë të çështjes së pazbardhur të Fondeve të luftës, e cila vazhdon të mbetet njollë e zezë për drejtësinë e Kosovës, e filluar kinse për tu hetuar para sa vitesh dhe e zvarritur e bllokuar deri më tani,nga grupet e mëdha të interesit, të krahut të ashtuquajtur të "paqes" edhe ati të "luftës", njëri zotërues i fondit 3% dhe tjetri i fondit Vendlindja Thërret!

-Zbardhja e sekretit tw abuzimit me fondet e luftës është edhe njëri nga obligimet serioze që dalin para kësaj Qeverie, e cila ka dhe mbështetje të fuqishme elektorale nga diaspora Kosovare, që edhe ka mbushur të dy këto fonde , ndaj me të drejtë edhe kërkon nga institucionet e drejtësisë , nxjerrjen nga sirtarët e arkivave, çështjen e këtyre fondeve që ata i mblodhën në emër të shtetit, dhe luftës për liri e çlirim të Kosovës.

Por siç dihet këto fonde u abuzuan publikisht nga grupet kriminale gjatë dhe pas luftës, duke u shfrytëzuar madje edhe për qërim hesapesh politike, me akuza të hapura deri në parlament, kush vodhi më shumë e kush më pak, dhe kush u bë biznesmen e kush ishte ortak në vjedhjen dhe keqpërdorimin e tyre.

Ndaj është koha e fundit që tema e fondeve të luftës, të bëhet urgjentisht pjesë hetimi dhe trajtimi ligjor, menjëherë pas miratimit të Ligjit për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, pasi që në shumë raste, jo vetëm dyshohet por thuhet se edhe argumentohet, që një rrjet i tërë i biznesit të pasluftës është ndërtuar nga krimi i organizuar politik, me mjetet e fondeve të luftës të përvetësuara në mënyrë kriminale dhe abuzive, për të bërit biznes privat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".