Detaje të reja mbi vrasjen e Mihasit: 13 predha në trupin e tij, u qëllua 40 herë në drejtim të tyre

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 17:06
Detaje të reja mbi vrasjen e Mihasit: 13 predha në trupin e tij, u qëllua 40 herë në drejtim të tyre

Trupi i 32-vjeçarit Erigers Mihasi, i ekzekutuar mbrëmjen e 13 nëntorit në zonën e Astrit, ka marrë 13 predha.

Sasia e konsiderueshme e plumbave që kanë pershkruar trupin e të riut, vërteton edhe dyshimet e grupit hetimor se objektiv i këtij Atentati ishte Mihasi.

Sipas ekspertizës së mjekësisë ligjore numrin më të madh të plumbave viktima i ka marrë në shpinë, por vdekjen ja kanë shkatuar dy predha që ai ka marrë në qafë. Grupi hetimor ka gjetur një numër të konsiderueshëm gëzhojash në vendin e ngjarjes, ndërkohë sipas burimeve nga 2 armët kallashnikov me të cilat u krye atentati është qëlluar rreth 40 herë.

Ndërkohë si pasojë e breshërisë së kallashnikovit 26-vjeccari Armando Dumani ka marrë 4 plumba. Deri më tani Hetuesit nuk kanë në dore të dhëna apo emra konkretë të autorëve, por nisur edhe nga dinamika e atentatit dyshohet se kemi të bëjmë me vrases profesionistë.

Ndërkohë përplasja mes bandave dhe larja e hesapeve mes tyre ështe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, gjate ketyre dotëve blute e kryeqytetit kanë ushtruar dhjetera kontrolle në banesa te personave me precedent që viktima ka pasur konflikte së fundmi.

(Kosova Sot Online)