PZAP dënon Kurtin me 5 mijë euro pasi theu heshtjen zgjedhore në Podujevë

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 20:17
PZAP dënon Kurtin me 5 mijë euro pasi theu heshtjen zgjedhore në Podujevë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo pasi kryeministri njëherësh kreu i kësaj partie, Albin Kurti këtë të shtunë ishte parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi duke shetitur në sheshin e qytetit.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë në PZAP.

Nga PZAP kanë pranuar këtë ankesë dhe i kanë shqiptuar VV-së gjobë prej 5 mijë e 100 euro të cilën thuhet se ky subjekt politik detyrohet ta paguaj brenda 15 ditësh.

(Kosova Sot Online)