Të enjten mbahet seanca plenare e Kuvendit

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 11:53
Të enjten mbahet seanca plenare e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në konsultim me nënkryetarët e Kuvendit që ishin prezentë në mbledhjen e kryesisë dhe kryetarët e grupeve parlamentare ka caktuar seancën plenare të Kuvendit që do të mbahet të enjten.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, në mungesë të kuorumit nuk arriti të mbahej. Në konsultim me nënkryetarët prezentë dhe kryetarët e grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në bazë kompetencave të tij kushtetuese, cakton seancën plenare të radhës, të enjten, më 18 nëntor 2021, në orën 10:00.”, thuhet në komunikatën e zyrës për media të Kuvendit.

Konjufca tha sot se Lista serbe po e bojkoton mbledhjen e kryesisë qëllimshëm.

“Lista serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm. Ne nuk pranojmë asnjëlloj shantazhi në kryesi të Kuvendit. Simiq po vjen në Kuvend por kur po e sheh që jemi 4 dhe është kourum i mjaftueshëm po largohet. Këtë e ka bërë edhe sot, nëpërmjet kësaj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)