Tyxhari mashtrues e mafio-politik, Behgjet Pacolli, në aksion për t’a zhvatur edhe qeverinë Kurti!

Tyxhari mashtrues e mafio-politik, Behgjet Pacolli, në aksion për t’a zhvatur edhe qeverinë Kurti!

Gani Qarri

  • 16 November 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Kohët e fundit matrapazi poliglot, dështaku në politikë dhe tyxhari i të gjitha mandateve të kaluara parlamentare sharlatani Behxhet Pacolli, i cili deri dje nuk kursente sharjet për Qeverinë Kurti, tani pa fije turpi ka filluar t’i serviloset edhe asaj në përpjekje për ta mashtruar dhe korruptuar edhe atë, me perversitetin e tij, në mënyrë që ta vijojë biznesin e vet mafio politik, siç ka vepruar me të gjitha qeveritë tjera në të kaluarën.

-Sado që deri tash, Pacolli ishte kritik dhe njëri nga akuzuesit më të ashpër të qëndrimit dhe politikës që e ka proklamuar z. Albin Kurti dhe Qeveria e tij, para pak ditësh, Behxhet Pacolli i ndryshoi fjalët e ashpra dhe kritikat që kishte ndaj Qeverisë Kurti duke shprehur “vullnet” afrimi e bashkëpunimi me qeverinë në pushtet. Për aq më tepër, ai u shpreh se qenka i gatshëm t’i jap Qeverisë Kurti edhe një pjesë të programit të tij për qeverisje zhvillimore, "për hir të Kosovës", edhe pse si" ka thënë ai vet, ka kohë që nuk ka zhvilluar asnjë takim dhe nuk ka asnjë lidhje kontakti me këtë qeveri dhe kryeministrin Kurti?!

“S’kemi kontakt me Kurtin. Kontaktet janë ndërprerë prej momentit kur ia kam dorëzuar detyrën në qeverisjen e parë, por jam i gatshëm t’iu jap pjesë të programit për hir të Kosovë, për arsye se te unë ndahet shapi prej sheqerit. Kur flitet për interesat e Kosovës atëherë bien poshtë interesat ideologjike, partiake dhe personale. Këto janë synimet e mia. Nëse është diçka e mirë për Kosovën jam i gatshëm të kontribuoj edhe në të ardhmen” thotë Pacolli.

Ndaj vet ky ndryshim i kursit politik të Behxhet Pacollit, flet se kur është në pyetje interesi i tij për zhvatje, sikur ishte në të kaluarën servilizmi dhe nënshtrimi ndaj PDK-së, LDK-s dhe AAK-së, ai është i gatshëm që të ulet në gjunjë para secilit lider politik vetëm për të vazhduar me tregtinë e tij në politikë dhe zhvatjen e shtetit për interesa puro biznesore e kriminale, të maskuara me program kinse të zhvillimit dhe interesit të shtetit, që nuk e ka sprovuar dhe dëshmuar asnjëherë deri më tani, në praktikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".