Tensione në det, helikopteri iranian vetëm 25 metra larg anijes amerikane

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 16:22
Tensione në det, helikopteri iranian vetëm 25 metra larg anijes amerikane

Një incident i rrezikshëm është regjistruar të hënën e kaluar në Gjirin e Omanit, ku një helikopter iranian pati një “takim të afërt” me një anije amerikane.

Pamjet e publikuara nga Agjencia Iraniane e kajmeve treguan momentin e tensionuar, kur helikopteri iranian fluturoi në një distancë deri në 25 metra larg anijes luftarake amerikane, në ujëra ndërkombëtarë.

Pentagoni e quajti këtë incident një manovër të rrezikshme, por tha se nuk pati asnjë impakt mbi operacionin ushtarak të anijes amerikane.

Por zëdhënësi John Kirby shtoi: “Ishte një veprim i rrezikshëm, sepse mund të kishte sjellë keqllogaritje”.

(Kosova Sot Online)