Informacione për aksidentin në rrugën Gjakovë-Pejë, ka të lënduar

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 17:28
Informacione për aksidentin në rrugën Gjakovë-Pejë, ka të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Gjakovë-Pejë, konkretisht në fshatin Hereq, konfirmon policia.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca për dhënien e ndihmës mjekësore dhe policia.


(Kosova Sot Online)