
Ferizaj: Kanosi motrën me thikë dhe i tha “ku ke qenë”, paraburgim ndaj vëllait

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kanosja”.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, “gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, më qëllim të frikësimit, ka kanosur seriozisht më fjalë dëmtuarën-motrën e tij Ç.M., për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të pandehurit me familjarët e tij, në atë mënyrë që e dëmtuara ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur “Se ku ke qenë”, i njëjti në dorë kishte një mjet-thikë dhe e kanosë të dëmtuarën, me ç ‘rast tek e dëmtuara kishte shkaktuar ndjenjë e shqetësimit dhe frikës”, njofton gjykata.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet tutje në njoftim.
(Kosova Sot Online)