
Krasniqi i PDK-së: Këto zgjedhje ishin mësim, qytetarët brenda 9 muajve bënë përmbysje të mëdha

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se qytetarët këtë herë e dëshmuan se brenda një periudhe 9 mujore mund të bëjnë përmbysje të mëdha në zgjedhje.
Krasniqi teksa ishte duke folur për rezultatet në këto zgjedhje, tha se këto përmbysje vijnë kur politikanët bëhen arrogantë dhe i harrojnë premtimet.
“Më vjen mirë që ne i kemi fituar zgjedhjet, por e konsideroj para se gjithash si fitore të qytetarëve të Kosovës, para se të jetë fitore e PDK-së, e imja apo e kryetarëve. Qytetarët e kanë dëshmuar se edhe brenda një periudhe 9 mujore, munden me bo përmbysje të mëdha, në momentin kur politikanët bëhen arrogantë, e i harrojnë premtimet, kur ata largohen prej qytetarëve”, tha Krasniqi.
Lideri i PDK-së shtoi se kjo përmbysje duhet të jetë mësim për të gjithë, edhe për opozitën në nivel qendror edhe për VV-në e cila është në pushtet.
“Kjo duhet të jetë mësim për të gjithë, edhe për neve që jemi në opozitë në nivel qendror, edhe për VV-në që është në pushtet, por duhet të jetë mësim edhe për politikën lokale dhe kryetarët e rinj që mos ta marrin sit ë mirëqenë mbështetjen e qytetarëve asnjëherë, sepse ajo ndryshon, varësisht prej qeverisjeve të tyre”.
Ndryshe, PDK-ja në këto zgjedhje i fitoi 8 komuna.
(Kosova Sot Online)