“Si të ishin fëmijë të Kurtit” / Krasniqi: Kandidatët e VV-së dilnin vetëm me kryeministrin

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 21:12
“Si të ishin fëmijë të Kurtit” / Krasniqi: Kandidatët e VV-së dilnin vetëm me kryeministrin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se njëri prej shkaktarëve të humbjes së VV-së në zgjedhjet lokale ka qenë përzgjedhja e kandidatëve dhe mungesa e programeve.

Krasniqi thotë se kandidatët e VV-së mbështeteshin tek kryeministri Albin Kurti që tua fitonte zgjedhjet.

“Kandidatët e VV-së dilnin vetëm me Kurtin, sikur të ishin fëmijë të Kurtit”, thotë Krasniqi

PDK fitoi në 8 komuna në zgjedhjet lokale, tre prej të cilëve janë qendra të mëdha.

Ndërkohë VV fitoi vetëm 4 komuna. Ky ishte rezultat dëshpërues për VV-në e cila kishte fituar në shumicën e komunave në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit.

Krasniqi po ashtu ka thënë se kandidatët e PDK-së janë përzgjedhur me kujdes.


(Kosova Sot Online)