Edhe Haxhiu reagon për lokalet ku nuk iu shërbehet komuniteteve: E papranueshme dhe e dënueshme

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 08:15
Edhe Haxhiu reagon për lokalet ku nuk iu shërbehet komuniteteve: E papranueshme dhe e dënueshme

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të dielën ka deklaruar se në disa lokale të gastronomisë në Kosovë, nuk iu shërbehet komuniteteve. Pas deklaratave të Krasniqit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka shpërndarë në Facebook postimin e Krasniqit, derisa ka shkruar se refuzimi për të mos iu shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm dhe i dënueshëm! Kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë. Barazi dhe jo diskriminim!”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, ministri Krasniqi të dielën tha se një rast ku lokalet e gastronomisë nuk iu kanë shërbyer komuniteteve ka ndodhur së fundmi në Gjakovë.

“Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime! Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!”, shkroi Krasniqi në Facebook.

(Kosova Sot Online)