Flet një familjar para agjencisë Besa Trans, nuk ka informacion për personin e afërm

  • G.G /
  • 23 November 2021 - 10:05
Flet një familjar para agjencisë Besa Trans, nuk ka informacion për personin e afërm

Familjarët e të aksidentuarve shprehen të revoltuar se nuk kanë informata për të afërmit e tyre që kanë udhëtuar me agjencinë “Besa Trans” në Turqi.

“Ishte ora 06 e mëngjesit, isha duke shkua në punë, e pash lajmin në Facebook, menjëherë më shkoi mendja tek kushëriri imë dhe filluam të interesohemi. Kërkuam numrat e “Besa Trans”, por nuk paraqiten në telefon. Nuk kemi informata as nga institucionet, as nga Ministria e Jashtme. Nuk kemi informacione për momentin ”, tha Xhelal Bakiu, familjar.

(Kosova Sot Online)