
“Babain ma ka mbyt në shtrat, më ka plagos mua dhe njerkën”, djali i viktimës kundërshton dënimin e vrasësit me 25 vite burgim

Col Imeraj është dënuar me 25 vjet burgim pasi ka pranuar se në korrik të 2020-ës e ka vrarë N.M, ka tentuar të vrasë djalin e viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor kushërirës së tij, D.M.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, i akuzuari Imeraj për vrasje të rëndë është dënuar me 22 vite burgim, për tentim vrasje me 4 vjet burgim, ndërsa për lëndim të lehtë trupor me 6 muaj burgim.
Mark Mula, djali i viktimës i cili ishte plagosur ditën kritike, tha se familja është tronditur me dënimin, teksa shton se kanë pritur burgim të përjetshëm për vrasësin.
“Në Kosovë është një drejtësi shumë e prishur e korruptuar. Është tmerr kur është një vrasje e rëndë, një tentim vrasje, një vrasje në tentativë dhe djali nën moshën 9 vjeçare e ka parë gjithë atë krim makabër, nuk është i cekur nga prokurori i shtetit Ali Uka. Prokurorin e kuptoj se gjatë ngritjes së aktakuzës ka bë shumë gabime dhe s’ka ditë çka ka shkruar, por nuk e kuptoj gjykatësin Drilon Haraçia. Nuk më kanë ftu asnjëherë mem marrë në pyetje….Nuk jam ftuar nga gjykata se e ka pranu aktakuzën dhe nuk ki drejt me folë, si nuk kam drejt me folë…Këtu janë bë shkelje nga fillimi deri në përfundim, por ta shohim çka po vendos Gjykata e Apelit”, tha Mula.
“Ne si familje jemi shumë të tronditur me këtë dënim”, u shpreh ai tutje.
Ai tregoi se ishte ndjekur për t’u vrarë nga vrasësi.
“Kemi pritë dënim me burg të përjetshëm, ku ka kqyre me shfaros komplet familjen. Babain e ka mbyt në shtrat, mua më ka lënë në gjendje shumë të rëndë, ma ka plagos gruan e babait. Vëllai I vogël ka qenë i fshehur nër kaquq se nuk i dihet edhe atë e kish mbytë, mua më ka ndjek 150 metra rreth e rreth oborrit mem mbytë, kam qenë i plagosur. Këtë krim e ka kry mik i joni, e kemi mbajt në shpi me buke më gjitha të mirat”, u shpreh ai më tej.
Ai ka thënë se familja akoma është me trauma.
(Kosova Sot Online)