Ambasadori i ri i Kosovës në Doha ia dorëzon letrat kredenciale emirit të Katarit

  • A.P /
  • 25 nëntor 2021 - 22:11
Ambasadori i ri i Kosovës në Doha ia dorëzon letrat kredenciale emirit të Katarit

Kosova ka çuar ambasador të ri në Katar. Ai që do ta përfaqësojë Kosovën në Katar është Fuad Morina.

Ambasada e Kosovës në Katar ka njoftuar përmes një shkrimi në twitter se sot Moria ia ka dorëzuar letrat kredenciale Emirit të Katarit atje, H.H. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

“Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës, Fuad Morina, i dorëzoi letrat kredenciale Emirit të Katarit, H.H. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani”, njofton @ARK_Doha në twitter.

(Kosova Sot Online)