Tragjedia në Vlorë/ Viktimat nuk jetonin aty, nëna ka ardhur vetëm për vetëvrasjen

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 13:29
Tragjedia në Vlorë/ Viktimat nuk jetonin aty, nëna ka ardhur vetëm për vetëvrasjen

Personi që është bërë dëshmitar i ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën këtë të premte, ku nëna me fëmijën e saj të mitur u hodhën nga kati i pestë i një pallati, ka folur për mediat duke treguar momentet kur u përball me skenën e tmerrshme.

Dëshmitari ka treguar se në momentet kur ai ka dalë dhe ka parë në tokë nënën, ajo kishte shenja jete kurse fëmija ka pasur te çara në fytyrë dhe është transportuar në spital me makinë nga një banor i pallatit.

Burimet konfirmuan se fatkeqësisht, nëna me femijën ndërruan jetë në spital.

Deklarata e dëshmitarit: Ajo është hedhur nga kati i pestë nga shesh pushimi. Ajo nuk rrinte aty ka ardhur aty thjesht për të bërë këtë. Ishte me gjithë fëmijen dhe kur janë hedhur dëgjova zhurmën kur dola kjo ishte e shtrirë ketu fëmija ishte përmbys.

Ajo kishte shenja jetë kurse fëmija kishte carje në fytyrë dhe e mori njëri këtu me makinë.

Ajo më duket se është cupë e këtij doktorit që ka qenë mjek i Urgjencës. Ajo mund të ishte 30 a 32 vjeç , fëmija 2-3 vjec. Unë lajmërova se s’mund të bëja sehir, vetëm ambulanca u vonua 10 min policia erdhi.

(Kosova Sot Online)