Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të pres, prokurorët e rinj të pranohen në vitin 2022, pas miratimit për zbatim të ligjit Vetting!

Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të pres, prokurorët e rinj të pranohen në vitin 2022, pas miratimit për zbatim të ligjit Vetting!
Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të pres, prokurorët e rinj të pranohen në vitin 2022, pas miratimit për zbatim të ligjit Vetting!

Dardan Grapci

  • 26 nëntor 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Mendoj që është shumë herët të vazhdohet me pranimin e prokurorëve të rinj në detyrë, për arsye se ende janë brenda ata prokuror të cilët janë bërë pjesë e lidhjes me krimin dhe e kapjes kriminale të shtetit, duke u bërë një me politikën e lidhur me krimin. Ka ende prokuror të cilët janë të korruptuar dhe të zhytur thellë në krim, prandaj të tillët nuk kanë legjitimitet as kredibilitet në përzgjedhjen e kuadrove të reja që të përfshihen si plotësim apo fuqizim i prokurorisë me personel të ri.

-Përderisa janë akoma në pozita këta prokurore që kanë kapur shtetin, derisa të njëjtit mbrohen nga politika dhe krimi, mendoj që pranimi i prokuroreve të rinj duhet të pezullohet deri në një fazë tjetër, pas fillimit të pastrimit të institucioneve të drejtësisë me ligjin Vetting. EULEX-i dhe OSBE-ja mendoj që nuk duhet me qenë prezent, sepse edhe këto dy organizata janë fajtor që sot drejtësia në Kosovë është kaq thellë e kapur nga krimi. Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të rifillon me pranimin e prokurorëve të rinj në vitin 2022, diku nga gjysma e dytë e vitit nga muaji Maj, nëse paraprakisht kalon në Kuvend dhe fillon së zbatuari ligji Vetting.



Përndryshe nëse fillohet tani me këta njerëz, që janë në pozita, nëse këta prokuror të rijnë sot fillojnë punën e tyre, nesër do të jenë edhe këta ata të cilët do të abuzojnë me ligjin dhe drejtësinë, prandaj për ti ikur këtij problemi, gjykata duhet të pastrohet nga gjyqtarë të korruptuar dhe përfshirë në krime, dhe pasi që të pastrohet, atëherë mund të pranojnë edhe prokurore të rijnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".