Afrikës Jugore i infektohen më shumë të rinj, alarmohen profesionistët shëndetësorë

  • G.G /
  • 27 November 2021 - 13:49
Afrikës Jugore i infektohen më shumë të rinj, alarmohen profesionistët shëndetësorë

Numri i rasteve me variantin Omicron në Afrikën Jugore është ende relativisht i ulët. Të premten u raportuan 2.828 raste, por shpejtësia me të cilën po infektohen të rinjtë në këtë shtet i ka alarmuar profesionistët shëndetësorë, raportoin Associated Press.

“Po shohim një ndryshim të dukshëm në profilin demografik të pacientëve me Covid-19”, tha Rudo Mathivha, drejtoreshë e repartit për kujdes intensiv në një spital rajonal të Afrikës Jugore.

“Të rinjtë, në të njëzetat dhe në të tridhjetat, po vijnë me sëmundje mesatare deri në të ashpër, disa me nevojë për kujdes intensiv. Rreth 65 për qind nuk janë të vaksinuar dhe shumica e të tjerëve janë vetëm të vaksinuar pjesërisht”, shtoi ajo.

“Jam e shqetësuar përderisa shifrat po ngrihen, qendrat e kujdesit për shëndet publik do të bëhen të stërngarkuara”, u shpreh e shqetësuar mjekja afrikane.

Ai tha se nevojiten përgatitje urgjente për t’ua mundësuar spitaleve publike përballjen me rritjen e mundshme të numrit të pacientëve që do të kenë nevojë për kujdes intensiv.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Afrikës Jugore, testet diagnostike deri më tani tregojnë se varianti Omicron mund të jetë përgjegjës për 90 për qind të rasteve të reja.

Studimet e hershme tregojnë se ky variant e ka shkallën e riprodhimit 2 – që do të thotë se secili person i infektuar me të ka gjasë që të infektojë dy persona të tjerë.

(Kosova Sot Online)