Meta me nipin e Rugovës: Gëzuar Ditën e Flamurit tonë Kombëtar

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 10:09
Meta me nipin e Rugovës: Gëzuar Ditën e Flamurit tonë Kombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar shqiptarët për pëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Urimit të postuar në Facebook, Meta ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me nipin e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Të dashur miq, Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, ka shkruar Meta.

Sot 109 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

(Kosova Sot Online)