Vdes një 65 vjeçar që është goditur nga vetura në Han të Elezit

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 19:18
Vdes një 65 vjeçar që është goditur nga vetura në Han të Elezit

Ka vdekur personi që u godit me veturë në Han të Elezit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai njoftoi se viktima është i moshës rreth 65 vjeçar.

“Në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhërarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e ketij aksidenti ka gjetur vdekjen një peron i moshës rreth 65 vjecar. Vdekjen e tij e ka konfomuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit , Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai.

(Kosova Sot Online)